Tragjike| Vret vëllanë, kunatën dhe dy nipërit, pastaj edhe veten

Tragjike| Vret vëllanë, kunatën dhe dy nipërit,…

Një sherr familjar në Licata të provincës Agrigento është kthyer në masakër. 

Angelo Tardino, vrau vëllain e tij Diego, kunatën e tij Alexandra dhe fëmijët e çiftit, Alessia dhe Vincenzo, 11 dhe 15 vjeç. Më pas ai qëlloi veten teksa ishte në makinë gjatë kohës që karabinierët po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej. 

Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit Sant’Elia në Caltanissetta, ku vdiq në orët e para të mëngjesit. Pas mbërritjes së tij, kreu i njësisë së kujdesit intensiv, Giancarlo Foresta, tha: ” Plagët ishin të rënda, nuk mundi të mbijetojë”.Burri kishte shkuar në shtëpinë e të vëllait: në të njëjtën zonë ku kishte toka të lëna trashëgimi nga i ati. 

Dy vëllezërit u përfshinë në debate lidhur me tokat, pasi sipas viktimës nuk ishin të ndara siç i takonte. Nga sa mësohet, karabinierëve në të kaluarën iu desh të ndërhynin disa herë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes të dyve, shkruajnë mediat.

Karabinierët morën në pyetje gruan e viktimës dhe vëllain e tretë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit