Trajneri i Leipzig e pohon largimin e Timo Werner, ja ku do shkojë

Trajneri i Leipzig e pohon largimin e…

Duket se e ardhmja e Timo Werner, është vendosur. Sipas “Bild”, golashënuesi më i mirë i Leipzig nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e Chelsea-t në Angli.

Gjithçka mund të ishte vendosur më parë, por pandemia e Covid-19 ndërpreu bisedimet.

Largimin e Werner e konfirmon dhe trajneri i klubit gjerman, Julian Nagelsmann, i cili në një prononcim për “DAZN”, u shpreh se futbollisti nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Laipzig.

“Nuk mendoj që Werner do të jetë pjesë e jona vitin e ardhshëm , ” tha tekniku 32-vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit