Trajneri shqiptar në Kinë komenton lëvizjet e merkatos në Superiore

Trajneri shqiptar në Kinë komenton lëvizjet e…

Ish-ndihmës trajneri i Kamzës, Ergys Luga ka folur për përvojën e tij në Kinë, si trajner në akademinë e futbollit në Shenzhen.

Gjatë një interviste për SYRI TV, Luga përgëzoi transferimin e Lorenc Trashit tek Al-Qadsia në Kuvajt, por zbuloi që edhe Vasil Shkurtaj ishte në bisedime për tu larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu trajneri theksoi që Tirana pothuajse ka fituar titullin kampion, këshilloi një merkato cilësore për të synuar sa më lart Europën.

Transferimi i Trashit tek Al-Qadsia në Kuvajt – Kampionati i Kuvajtit është jo shumë i njohur për futbollistët shqiptarë. Trashi do të përballet me shuam të panjohura për nga mënyra e përshtatjes së tij në këtë kampionat. Unë kam njohje me zëvendëstrajnerin pasi kam punuar këtu në Kinë. Po e zbuloj që ata më kanë kontaktuar pasi ishin të interesuar edhe për Vasil Shkurtajn, më kanë kërkuar opinion dhe unë kam konsideratën më të mirë për Shkurtajn, ja sugjerova por nuk e di pse nuk përfundoi si transfertë. Kur mora vesh transferimin e Trashit i shkrojta trajnerit dhe e komplimentova duke i thënë që ta përshtasin Trashin sa më shpejt në skuadër.

Shqiptarët në Kuvajt – Nga cilësia e futbollistëve ka një mungesë të informacionit të lojtarëve por nuk mungon kualiteti i trajnerëve, Trashi do të ketë trajner ish ndihmësin e Julen Lopeteguit.

Superliga – Ndjek kampionatin shqiptar duhet thënë që aty vazhdon tradita e tribinave duke elektrizuar atmosferën në këtë kohë pandemie. Këtë sezon skuadrat kanë treguar konkurrencë, por më pas Tirana nisi shkëputjen dhe ndeshja mes Laçit dhe Kukësit ishte dueli që vendosi titullin.

E ardhmja si trajner – Po fitoj eksperiencë jashtë vendit, plani im është që të vazhdoj edhe disa kohë në Kinë pasi ka shumë diferenca krahasuar me Europën. Unë ndihem mirë për momentin jam i lumtur me kushtet dhe ambientin e mirë, nuk janë vetëm trajner kinez por edhe nga vende të tjera të Europës që unë i kam koleg dhe ndajmë eksperiencën.

Kupat e Europës për klubet shqiptare- Europa kërkon lojtarë cilësorë dhe klube që investojnë, Tirana e ka siguruar pak a shumë kampionatin pasi bardheblutë nuk duhet të ndryshojnë trajnerin dhe Tirana të synojë sa më lart në Europë. 

/Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit