‘Transmetohet për 5 minuta nga njëri te tjetri’, mjeku i njohur sulmon ashpër Piperon: Ordiner që s’ka hyrë njëherë në spital, hajdut, turp!

‘Transmetohet për 5 minuta nga njëri te…

Mjeku imazherist në spitalin infektiv Renato Osmënaj ka sulmuar kolegun e tij Pëllumb Pipero, pas rishfaqjes së këtij të fundit në media, me alarme të paqena për variantin delta.

Teksa i referohet një deklarate të Piperos, se Delta transmetohet në 5 minuta nga një person në një tjetër, Osmënaj shkruan se ai nuk ka hyrë kurrë brenda në spitalet Covid, dhe as nuk ka një specializim në sëmundjet infektive.

Duke iu referuar klinikës private të Piperos, ku qindra njerëz presin në radhë për testet Covid, Osmënaj shkruan se kolegu i tij është një ordiner, dhe mediat nuk duhet që t’i japin hapësirë për të dhënë mendime.

“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet covid bën deklarate tē nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione pēr pandemi! Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, shkruan mjeku imazherist.

Sa i takon Piperos, gjatë pandemisë ai qëndroi disa herë qëndrimet e tij mbi Covid, në varësi dhe të bashkëpunimit me qeverinë e Edi Ramës. Nëse fillimisht ishte Pipero ai që thoshte se Covid është një grip i zakonshëm, i njëjti tashmë thotë se Delta është shumë e rrezikshme, dhe mund të agravojë situatën e infektimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit