Transport klandestinësh/ Arrestohen tre persona, mes tyre 1 femër e 1 sirian

Transport klandestinësh/ Arrestohen tre persona, mes tyre…

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, pasi akuzohen për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit Xh.Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë, K.T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan, si dhe shtetasi sirian S. M., 39 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit