Transporti i pasigurtë/ Urbani përplaset me Audin në Tiranë

Transporti i pasigurtë/ Urbani përplaset me Audin…

Urbanët në kryeqytet  po na e bëjnë të pasigurtë lëvizjen. Pasi një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar. Bëhet me dije se gjatë orës 23:37, u regjistrua një aksident automobilistik në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas informacioneve., Një automjet tip “Audi” u përplas me urbanin e “Tiranës së Re”. Raportohet se për fat të mirë nuk ka pasur  lëndime në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale

Policia po vazhdon me hetimet për të zbuluar dinamikën e aksidentit. Por, deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i semaforit, çka ka sjellë dhe përplasjen në kryqëzim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit