Transporti Publik sërish në protestë: S’fillojmë punën pa marrë pagën e dytë të luftës

Transporti Publik sërish në protestë: S’fillojmë punën…

Punonjës të transportit urban dhe ndër-urban në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë këtë të Premte, para ministrisë së Financave dhe asaj të Transportit. Ata shprehen se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur shërbimin, nëse kërkesat që kanë parashtruar nuk plotësohen.

Ata thonë se rikthimi është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe problemeve legale që shkakton protokolli anti-covid.

Punëtorët e transporti po ashtu shprehen se nuk e marrë pagën e luftës.

“Shoqata të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk kemi marrë pagën e dytë të luftë. Kemi 4 muaj me 400 mijë lekë. Nuk fillojmë punën pa marrë pagën. Operatorët ta fillojnë po të duna”, tha një prej protestuesve.

Ndërkohë, dy-tri linja kanë rinisur me kufizime punën, ndërsa të tjerat vijojnë të mbeten të pezulluara.

Në këtë mënyrë, qytetarët do të vijojnë të mbeten peng i përmbushjes së kërkesave nga ana e autoriteteve, pasi operatorët e urbanëve nuk tërhiqen nga pezullimi i aktivitetit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit