Transportonte emigratë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari nga Tirana

Transportonte emigratë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari nga…

Një 48-vjeçar është arrestuar, pasi u kap nga policia duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilëve u premtonte t’i çonte drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

D.A., banues në Tiranë, u arrestua në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu rezultoi se ky person kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga policia të fshehur në një ambient të braktisur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.A., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit