Trashi i jep lamtumirën Partizanit, firmos në Kuvajt

Trashi i jep lamtumirën Partizanit, firmos në…

Lorenc Trashi i jep lamtumirën Partizanit. Trashi do të lërë skuadrën kryeqytetase në përfundim të këtij sezoni.

Kapiteni i kampionëve në fuqi të Shqipërisë do të transferohet tek Al Kadsia Sporting Club, skuadra 16 herë kampione e Kuvajtit.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë për 5 vitet e ardhshme në Azinë perëndimore.

Trashi do të largohet pas 6 vitesh nga Partizani, atje ku arriti të fitojë titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

28-vjeçari do të mbyllë sezonin në Shqipëri dhe do të largohet drejt Kuvajtit në momentin e parë që ky shtet do të njoftojë rihapjen e kufijve. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit