Travel off Path: Në Shqipëri pushimet kushtojnë 546$ për person

Travel off Path: Në Shqipëri pushimet kushtojnë…

Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Bullgaria janë destinacionet për pushuesit me buxhet mesatar, kështu shkruan revista e udhëtimeve “Travel off Path”.

Teksa përshkruan Shqipërinë ajo ndalet tek izolimi para viteve 1990  ku turistët nuk lejoheshin të vizitonin  Shqipërinë, përveçse për arsye shumë specifike dhe me kushte strikte.

“Ju mund të akomodoheni në hotele me tre yje në Vlorë, një nga destinacionet kryesore bregdetare, duke filluar nga vetëm 28 dollarë, ndërsa qëndrimi në resortet me pesë yje kushton deri në 168 dollarë.

Nëse vendosni të hani jashtë, në Shqipëri do të shpenzoni mesatarisht 20 dollarë në ditë për ushqimin, edhe nëse e trajtoni veten me një vakt më të këndshëm, me tre pjata dhe një kanë me verë në një restorant të nivelit të mesëm, nuk ka gjasa të faturoheni më shumë se 30 dollarë.

Në fakt, një udhëtim njëjavor në Shqipëri kushton vetëm 546 dollarë për person, duke e bërë atë destinacionin më të lirë mesdhetar.”-shkruhet në artikull

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit