Një 35-vjeçar është arrestuar në Selanik nga autoritetet greke, pasi kërcënoi se do të hidhte në erë Gjykatën e qytetit. Sipas raporteve nga mediat greke, burri, i cili kishte probleme të njohura me shëndetin mendor, shpalli kërcënimin teksa u ngjit në shkallët e godinës, duke kërkuar të takonte ministrin dhe duke thënë: “Do e hedh në erë, më sillni ministrin.”
Autoritetet greke reaguan menjëherë dhe, gjatë arrestimit, u përballën me rezistencë nga ana e tij, duke shkaktuar përplasje fizike mes tij dhe efektivëve. Gjatë kontrollit të çantës së tij të shpinës, autoritetet zbuluan një mjet shpërthyes, të cilin e çaktivizuan me sukses.
I arrestuari është identifikuar si një shtetas irlandez dhe flet shumë mirë greqisht. Hetimet për motivet e veprimit të tij vazhdojnë.