Trazira në Serbi, protestuesit përleshen me policinë jashtë parlamentit

Trazira në Serbi, protestuesit përleshen me policinë…

Beogradi dhe qytete të tjera të Serbisë janë përfshirë sërish mbrëmjen e djeshme nga protesta të dhunshme. Në kryeqytet, qindra protestues u përleshën përsëri me policinë jashtë parlamentit të Serbisë. Për të shpërndarë turmën dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit, policia përdori gaz lotsjellës.

Protestat në Beograd kanë nisur në 7 korrik kundër masave ndaj pandemisë. Duket se këto protesta janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe po zhvillohen edhe pse në fuqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Protesta kishte edhe në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rreh me një shkop, ti i jep një revolucion”.

Mediat serbe raportojnë për protesta edhe në qytetet, Valjevo, Nish, Leskovac, Pirot, Vranje. Deri më tani janë arrestuar 70 persona./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit