Trazira të mundshme në Francë, Senati Francez miraton ndalimin për lutjet e muslimanëve në universitete

Trazira të mundshme në Francë, Senati Francez…

Franca ka miratuar zyrtarisht një amendament që do të ndalojë vajzat myslimane nën 18 vjeç të bëjnë lutje në hapësirat publike.

Senati në Francë ka miratuar një ndalim shtesë të praktikave fetare, këtë herë lutjet në korridoret universitare, si pjesë e një “projekt-ligji të diskutueshëm të separatizmit” i parë gjerësisht se synon të prekë muslimanët francezë.

Projektligji “Parimet e Republikës” është në pritje të miratimit nga Asambleja Kombëtare përpara se të bëhet ligj.

Duke diskutuar projekt-ligjin, i cili është kritikuar për tjetërsimin e myslimanëve, partia Republikane e qendrës së djathtë propozoi shtimin e një klauzole që ndalon lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalimin e veprimtarive fetare që mund të pengojnë aktivitetet arsimore.

Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin, ai u pranua përmes votave të senatorëve të krahut të djathtë.

Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projekt-ligjin i cili më pas u dërgua në Senat për debat më 30 Mars. Ai kthehet në Asamblenë Kombëtare pas votimit të Senatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit