Trazirat në Ekuador, lirohen policët e burgjeve që u mbajtën peng nga bandat

Trazirat në Ekuador, lirohen policët e burgjeve…

158 roje  burgu dhe 20 punonjës  të administratës të cilët u mbajtën që nga e hëna e kaluar në të paktën shtatë burgje në Ekuador janë liruar. Lajmin e bëri të ditur presidenti Daniel Noboa, i cili përgëzoi policinë dhe forcat e armatosura për lirimin e suksesshëm të stafit të burgut përmes një postimi në rrjetet sociale.

Autoritet po përpiqen të vendosin rendin dhe sigurinë ndërsa qytetarët shprehin dëshirë që të rikthehet qetësia.

“Shoh që sot është mjaft qetë në krahasim me ditët e tjera. Ka pasur një ndjenjë pasigurie, por është kapërcyer me kalimin e kohës dhe me kalimin e orëve, shpresoj që situata të kthehet në normalitet.”

Ekuador është në gjendje të jashtëzakonshme që nga 8 janari dhe masa vendosi një shtetrrethimi për të gjithë vendin nga ora 23:00 e mesnatës deri në 5:00 të mëngjesit.

Grupet e armatosura po reagojnë ndaj planeve të Noboas për të trajtuar situatën e rëndë të sigurisë e cila u përkeqësua pas arratisjes së bosit të drogës Adolfo Macias.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit