Trazirat në PD/ Gazetari: Basha pjesë e pakos amerikano-sorosiane të kushteve që Berisha të rikthehej në pushtet në 2005

Trazirat në PD/ Gazetari: Basha pjesë e…

Trazirat e fundit te regjistruara brenda selisë blu kanë ndezur shumë polemika, teksa ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Kastriot Myftaraj. Përmes një postimi në Facebook, gazetari është shprehur se Basha shte pjesë e pakos amerikano-sorosiane të kushteve që Sali Berisha të rikthehej në pushtet në 2005. Gjithashtu Mytaraj thotë se politikanët edhe kur kanë interes të thonë disa të vërteta nuk i thonë kurrë deri në fund.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha ishte pjesë e pakos amerikano-sorosiane të kushteve që Sali Berisha të rikthehej në pushtet në 2005. Politikanët edhe kur kanë interes të thonë disa të vërteta nuk i thonë kurrë deri në fund. Sali Berisha sot ka interes t’ i thotë të vërtetat për Lulzim Bashën, por megjithatë nuk do t’ i thotë kurrë ato deri në fund.Është thënë se ka qenë vajza e Sali Berishës Argita, e cila ia rekomandoi atij Lulzim Bashën të cilin e kishte njohur gjatë kohës që kishin qenë së bashku me punë në Kosovë. Në të vërtetë Sali Berisha me siguri e ka pyetur vajzën e tij për Bashën, por kërkesa për ta katapultuar atë në politikë si pasardhësin e tij të projektuar, i ka ardhur nga tjetërkush. Sa për të nisur, Bashën në Kosovë nuk e dërgoi as Argita, as Saliu. Dhe Bash në Kosovë kreu një mision të errët dhe të ndërlikuar që dëshmon për forca të dyshimta të cilat qëndronin pas karrierës së tij.Se kush qëndronte pas karrierës së Bashës u bë e qartë në 2014 kur George Soros gjatë vizitës në Shqipëri, për herë të parë gjatë udhëtimeve të tij në vendet ish-komuniste shkoi në selinë e një partie politike, përkatësisht PD-së të drejtuar nga Basha.Deri më atëherë Sorosi takimet me politikanët i kishte kryer në zyra shtetërore ose në salla konferencash të hoteleve. Vizita në selinë e PD-së ishte domethënëse në dy pikëpamje. Si mbështetje për Lulzim Bashën dhe për të thënë se kjo parti duhet të përshtatej dhe të kënaqej me rolin e të qënit opozitë e privilegjuar, kuptohet një status që do ta kishte grupi drejtues i saj pranë Bashës.Sali Berisha u rikthye në pushtet në 2005 pasi plotësoi disa kushte, një prej të cilëve ishte që të pranonte Bashën si pasardhës të projektuar dhe si njeri i rrethit të ngushtë të tij që do të merrte shumë pushtet. Pakoja e kushteve përfshinte që sorosianët në Shqipëri të përfitonin nga pushteti që do të merrte PD. Para zgjedhjeve Berisha krijoi KOP (Komiteti i Orientimit të Politikave) si një lloj elite intelektualo-politike dhe KOP kryesohej pikërisht nga drejtuesi i bordit të Fondacionit “Soros” në Shqipëri, Edmond Leka, i cili u shpërblye me një licencë për një bankë. Të tjerë sorosianë morën poste qeveritare që nga Genc Ruli, Aldo Bumçi, Majlinda Bregu, te Ylli Pango, i cili edhe adresën e e-mail si deputet dhe ministër e mbante me domenin e Fondacionit “Soros” etj. Kjo listë mund të bëhet e gjatë, por nuk është vendi këtu.Sali Berisha nuk ka pasur kurrë ndonjë iluzion për Bashën dhe me siguri që e ka njohur mirë karakterin e tij. Vajza e tij Argita me siguri që e ka kuptuar gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë se çfarë njeriu ishte Basha dhe e ka informuar të atin. Ndryshe nga ç’ mendohet Argita e ka këshilluar të atin që të mos e afrojë Bashën.Në të vërtetë Basha, për nga personaliteti që ka si dhe mënyra e sjelljes është pikërisht tipi i njeriut të cilin Berisha për nga formimi që ka e shikon me mosbesim. Dhe jo vetëm Berisha. Madje çdokush që bisedon me Bashën ka përshtypjen se po i bëjnë një dush me sherbet që pastaj del se ëmbëlsinë e ka pasur me sheqer të rremë sintetik.Berisha e ka ditur që në fillim që Basha nuk është njeriu të cilit mund t’ i besohet në ditë të vështira. Por Berisha e ka parë Bashën si një lëshim që iu bënte atyre për mbështetjen e të cilëve kishte nevojë që të rikthehej në pushtet. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm Sorosin por edhe ato struktura të pushtetit në Ëashington që u krijuan gjatë Presidencës “Clinton”, të cilat Bush i Riu nuk kishte nge t’ i çrrënjoste dhe të cilat u rritën gjatë Presidencës “Obama”. E kam fjalën për atë që njihet si burokracia, ndryshe pushteti i zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe poshtë të cilët nuk ndryshojnë me ndryshimin e administratës presidenciale dhe që krijojnë praktikisht një pushtet më vete. Kështu mbijetojnë këto struktura kur në Shtëpinë e Bardhë është një president republikan, se kur është një demokrat ato janë në mjedisin e tyre.Në 2005 në Shtëpinë e Bardhë kishte një president republikan, por këto struktura të krijuara në epokën “Clinton” kishin ruajtur fuqinë e tyre, sidomos për shkak të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe atyre që pasuan atë dhe që e zunë administratën “Bush” me problem të tjera.Dhe veçanërisht në rastin e vendeve si Shqipëria ka shumë ndikim, duke u bërë përcaktues deri edhe ndaj qëndrimit politik të nivelit më lart që tekefundit bazohet në tablonë që i paraqet ky pushtet informal. Sot kur në Shtëpinë e Bardhë është një president demokrat si Biden, këto struktura janë më të fuqishme se kurrë. Këtu e ka prejardhjen mbështetja për Bashën në Washington. PD nuk ka për të përfituar gjë nga mbështetja që ka Basha në Amerikë sepse në planin amerikan për të ardhmen e politikës shqiptare Basha është i projektuar të jetë në rolin e opozitarit të përjetshëm të rremë, në shërbim të regjimit.Ta quash Bashën që njeri i shantazhuar do të thotë që t’ i njohësh një fije karakteri pozitiv, në kuptimin që atë po e detyrojnë të sillet ashtu siç nuk do të donte të sillej. Por Basha e bën me dëshirë rolin që i kanë ngarkuar të bëjë. Atë nuk kanë nevojë ta shantazhojnë dhe ata që e përdorin atë e dinë mirë këtë, pasi ia kanë njohur karakterin. Por ata në Amerikë që e levizin si kukull me fije e dinë se një njeri me karakterin e Bashës mund të shitet gjithkujt që i ofrohet ta blerë dhe historia e financimeve ruse të Bashës e tregon këtë gjë. Nesër Basha mund të shitet edhe te kinezët prandaj ai duhet mbajtur nën frikën e shantazhimit, jo të shantazhohet. Dhe ka shumë se me cfarë të shantazhohet Basha, duke nisur që nga bëmat e tij në Kosovë.Denoncuesi publik më i saktë i dosjes së zezë të Bashës është pikërisht Mero Baze njeriu që pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës bëri në emër të Edi Ramës editorialin domethënës me titull “Faleminderit Luli”. Por duhet thënë edhe “Faleminderit Mero” që na ke paraqitur pothuajse të gjithë dosjen e zezë të Lulzim Bashës. Pothuajse. Lulzim Basha ka sot njw patronazhist mediatik qw wshtw Mero Baze.Por edhe i frikësuari me shantazhim Basha, shantazhon dikë me një dosje që ia ka ofruar Edi Rama dhe ky fatkeq është Çim Syri. A e keni vënë re që Andi Bushati dhe Fatos Lubonja këto ditë janë treguar shumë më të ashpër se Çim Syri ndaj Bashës?E pra arsyeja është se Çim Syrin e shantazhojnë me dy video dhe disa dokumente që kanë të bëjë me momentin e tij të aksidentit gjashtë vjet më parë. Njëra nga videot ka regjistruar momentin e aksidentit nga videokamerat e një biznesi në largësi por tregon qartë se heroi ynë me njërën dorë drejtonte timonin dhe me tjetrën bënte një gjë tjetër. Videoja tjetër tregon Çim Syrin duke pohuar disa gjëra para dikujt që nuk i duket fytyra, ku i ballafaquar me prova bën disa pohime që ia kërkuan si kusht që të mos arrestohej në moment për vrasjen e një vajze shtatzënë.Por Çim Syrin ende e duan si pjesë të “kolonës së pestë” mediatike brenda opozitës si zëvendësues të Mero Bazes në këtë rol. Me kusht që të mos e teprojë duke vrarë ndonjë femër tjetër shtatzënë./Kastriot Myftaraj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit