Trazirat në veri/ Kosova dhe Serbia në takim, pritet diskutim për masën e reciprocitetit

Trazirat në veri/ Kosova dhe Serbia në…

Ditën e mërkurë në Bruksel pritet të mbahet një takim midis Serbisë dhe Kosovës. Takimi do të mbahet nga shefat e grupeve negociatore të dy shteteve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Temë e mbledhjes do të jetë gjetja e rrugëdaljes nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë. Ndërkohë një zëdhënës i ambasadës amerikane u shpreh se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit