Tre aksidente ndodhin njëri pas tjetrit në Prishtinë, kompania kishte derdhur vaj motorri në rrugë

Tre aksidente ndodhin njëri pas tjetrit në…

Një rast tejet I papërgjegjshëm është denoncuar nga disa qytetarë të Prishtinës, ku sipas tyre një kompani ka derdhur vaj motori në rrugë.

Sipas Reporteri, si pasojë e këtij veprimi rruga ‘Isa Kastrati’ është lyer e gjitha me vaj duke rrezikuar jetën e qytetarvve që kalojnë aty pranë.

“Sot rruga Isa Kastrati në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motorri dhe gjithë rruga është lyer me vaj! Tri Aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”, thuhet në denoncim.

Nga pamjet e publikuara duket se një makinë rrëshket duke dale nga rruga duke rrezikuar kështu jo vetëm veten por edhe të tjerët pranë tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit