Tre aksidente në 7 muaj/ Qendra tregtare Megatek si skenë krimi, a po hetohen përgjegjësit?

Tre aksidente në 7 muaj/ Qendra tregtare…

Në muajin korrik të vitit 2022, dy adoleshentë u aksidentuan rëndë në qendrën tregtare Megatek në Tiranë. Ata ishin të moshës 16 dhe 17 vjç, dhe ishin duke punuar në një lartësi të madhe të qendrës tregtare. Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha prej ditësh qenduan në spital nga plagët e rënda që morën nga rënia nga lartësia.

Asokohe, asnjë hetim nuk nisi për qendrën tregtare, mbi punësimin e të miturve, kushteve të punës si dhe sigurisë në punë. Këto pikëpyetje duhet t’i jepte Inspektorati i Punës, i cili nuk doli as në një reagim zyrtar për të nxitur hetimet, qoftë edhe nga Policia.

Nëse kjo ngjarje do të hetohej, mund të ishte shmangur tragjedia që ndodhi pasditen e kësaj të marte. Një 32-vjeçar humbi jetën, pasi u aksidentua në po të njejtën qendër tregtare. Kjo qendër tregtare është kthyer në një skenë krimi, ku jeta e punëtorëve duket se nuk është në sigurinë maksimale.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se aksidentet në këtë qendër tregtare janë të shpeshta, por dyshohet se mbulohen nga administrata. Megjithatë rastet e rënda nuk kanë munguar, dhe humbja tragjike e jetës së një 32-vjeçari duhet të shërbej për të rritur sigurinë e të gjithë punëtorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit