Tre bashkitë që ndajnë “tortën” e taksave vendore

Tre bashkitë që ndajnë “tortën” e taksave…

Këte vit të ardhurat nga taksat vendore regjistruan një nivel prej rreth 12.2 miliardë lekë apo 104.5 milionë euro në gjysmën e parë të vitit.

Nga e njëjta periudhë e një viti më parë ka patur një rritje prej 21% ose 17 milionë euro më shumë.

Në raport vërehet se 3 bashki ndajnë të ardhurat nga taksat vendore.

69% e tyre gjenerohen në kryeqytet, ndjekur nga bashkitë Durrës (rreth 4%) dhe Vlorë (rreth 3%). 58 bashkitë e tjera gjenerojnë vetëm 24% të taksës.

Norma pozitive rritjeje shënuan 39 bashki, ndërsa ka patur tkurrje në terma vjetorë si psh. në bashkitë Kuçovë, Kurbin, Lezhë, Patos, Libohovë, Tepelenë, Mirditë, Fier.

Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore. Janë të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit