'Tre ditë me temperaturë'/ Deputeti Ralf Gjoni, pozitiv me koronavirus

‘Tre ditë me temperaturë’/ Deputeti Ralf Gjoni,…

Edhe deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni rezulton pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook ai informon se është drejt rikuperimit, pasi ka kaluar tre ditë me temperaturë të lartë dhe gjendje gripale.

Ai thotë se do të qëndrojë në izolim total në shtëpi për dy javë për të mbrojtur të tjerët.

Postimi
Mirëmëngjes miq
Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.
Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.
Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.
Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.
Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.
Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.
Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.
Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.
Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.
Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit