
Prej tre ditësh, lagjja Dida në qytetin e Krumës ka mbetur pa energji elektrike. Gjatë kësaj kohe janë ndërruar dy transformatorë nga ana e OSHEE-së, por asnjëri prej tyre nuk ka funksionuar. Më shqetësuese është fakti se, sipas dëshmive të banorëve, në vend të teknikëve të specializuar, është angazhuar një praktikant për kryerjen e ndërhyrjes.
Kur është vendosur në punë transformatori i dytë, ka marrë flakë menjëherë, duke shkaktuar dëme të mëdha në pajisjet elektroshtëpiake të banorëve. Janë djegur televizorë, frigoriferë, lavatriçe, llamba dhe pajisje të tjera.
Për më tepër, drejtori lokal i OSHEE-së nuk i është përgjigjur telefonatave të banorëve, duke lënë komunitetin në errësirë dhe pa informacion zyrtar për situatën.
Mesazhi i qytetarit:
“Prej tre ditësh, lagjja Dida në Krumë ka mbetur pa energji elektrike. Deri tani janë ndërruar dy transformatorë, por asnjëri nuk ka funksionuar. Kur është vendosur në punë transformatori i dytë, ai është djegur menjëherë, duke shkaktuar dëme në të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të banorëve, përfshirë televizorë, frigoriferë, lavatriçe dhe llamba.
Pavarësisht kësaj situate të rënduar, drejtori i OSHEE-së nuk i përgjigjet telefonatave. Për më tepër, në vend të specialistëve të kualifikuar, për ndërrimin e transformatorit është sjellë një praktikant.”