Tre emigrantë u gjetën të vdekur në një varkë në jug të ishujve Kanarie

Tre emigrantë u gjetën të vdekur në…

MKO Caminando Fronteras i Spanjës raportoi se të shtunën, të paktën 14 njerëz vdiqën në brigjet e Marokut kur anija në të cilën ndodheshin u përmbys, ndërsa përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie. Dhjetra të mbijetuar u panë duke u përpjekur të mbijetojnë.

Ndërkohë 3 emigrantë u gjetën pa shenja jete dje të shtunën në një varkë, edhe në jug të ishujve Kanarie, njoftuan autoritetet spanjolle. Trupat e pajetë të tre emigrantëve u gjetën nga rojet bregdetare të shtunën vonë pasdite në zonën detare 314 kilometra në jug të ishullit El Hierro, tha një zëdhënës për AFP.Ud

Emigrimi i të rinjve, por jo vetëm, me varkë duke rrezikuar jetën është një fenomen që nuk po gjen ndalesë. Arkipelagu i Ishujve Kanarie, i vendosur në brigjet e Afrikës veriperëndimore, po përballet me flukset më të mëdha të migracionit këtë vit që nga viti 2006.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit