Punonjësit e IKMT u akuzuan për blerje votash në Dibër, Prokuroria: Nuk kanë bërë asgjë të paligjshme

Punonjësit e IKMT u akuzuan për blerje…

Mbrëmjen e së premtes një burrë dhe dy gra në Dibër u arrestuan me pretendimin e banorëve se po shpërndanin para për blerjen e votave. Bëhet me dije se në pranga ranë tre punonjës të IKMT në këtë qark së bashku Dyshimet lidheshin me faktin se ato po mblidhnin vota për kandidatin e PS-së, Rrahim Spahiun.

Mirëpo Prokuroria e Dibrës ka dal në vendimin se tre shtetasit e arrestuara nuk kanë kryer asnjë vepër të paligjshme. Nga kamerat e sigurisë të kqyrura nga Prokuroria, nuk rezulton që punonjësit e administratës të kenë pasur tendenca apo tentativa për blerje votash. Sipas prokurorisë, tre persona ja, tre persona janë shoqëruar në polici, dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.

Më datë 12 Maj 2023, rreth orës 17:00 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër është njoftuar nga ana policisë lidhur me denoncimin e shtetasit I. U., kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se në një banesë në “Lagjen e re” në Peshkopi po shpërndahen lekë për blerje votash. Nga pamjet nuk është konstatuar asgjë e paligjshme. Është kryer kontrolli i banesës të shtetasit E.LL., 33 vjeç, ku pretendohej se shpërndaheshin lekë. Ky shtetas ka qenë në banesën e tij private bashkë me dy shtetase të tjera, S.Z., 37 vjeç dhe E.D., 22 vjeç, me të cilat ka lidhje familjare. Gjatë kontrollit të banesës nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm apo provë që të vërtetonte pretendimet e denoncuesit I.U. Të tre këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policise Dibër ku janë marrë në pyetje. Pasi kanë dhënë shpjegimet dhe nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme, të tre janë lënë të lirë”-thotë Prokuroria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit