Tre karikatura nga Kapexhiu që tregojnë se... Rama e ka çuar Atdheun tonë ‘gropë’

Tre karikatura nga Kapexhiu që tregojnë se……

Kriza greke e kredive nuk është asgjë para kësaj më të cilën po përballet sot Shqipëria, duke rrezikuar kolapsin financiar dhe falimentimin e ekonomisë.

As kolapsi që pësoi vendi nga rënia e skemave piramidale më 1997 nuk krahasohet sot me këtë situatë, edhe pse kanë kaluar 23 vite nga ajo periudhë.

Por përgjegjësi e ka një emër. Ai është kryeministri Edi Rama dhe projekti “Rilindja”!

Nga të gjthë ekspertët venda dhe të huaj, por edhe nga organizmat ndërkmbëtar po artikulohet këto ditë vetëm një nocion për ekonominë shqiptare, “gropë”.

Qeveria ka ndryshuar sërish me akt normativ të datës 2 korrik, buxhetin e shtetit për këtë vit.

Kjo bënë që të parashikohet një gjendje shumë më e rëndë e financave publike, se sa në fillim të krizës.

Deficiti do mbulohet me borxhe, ndërsa barra do u shkojë në shpinë shqiptarëve.

Këtë situatë aspak të këndshme ku është zhytur vendi, e shpjegon më së miri me pak satirë edhe mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu.

Ai me rubrikën e tij të përhershme të karikaturave në “Gazetën Mapo”, ka dhënë një pasqyrë të qartë, por me tone komike të situatës ku sot ndodhet Atdheu ynë.

[ngg src=”galleries” ids=”128″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit