Tre muaj pa rroga/ Punonjësit e Portit të Shëngjinit sërish në protestë

Tre muaj pa rroga/ Punonjësit e Portit…

Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë sërish në protestë për shkak se kanë tre muaj që nuk marrin pagat. Ata janë mbledhur këtë mëngjes brenda ambienteve të kësaj ndërmarrje, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje.

Në mbështetje të tyre ishte dhe kreu e KSSH Kol Nikollaj, i cili u kërkoi institucioneve që të marrin masa për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Janë 117 punonjës në Portin e Shëngjinit, të cilët kanë probleme me pagat, për shkak të vështirësive financiare që po përballet prej muajsh Drejtoria e këtij Porti.

Në protestën e parë ata kanë deklaruar se ndërmarrja kërkon të shpall falimentin, por po pret deri pas zgjedhjeve. Ndërsa e vetmja gjë që ata kërkojnë është që falimenti të shpallet sipas ligjit dhe të gjithë punonjësit të përfitojnë pagat e mbajtura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit