Tre persona mbajnë peng 31-vjeçarin durrsak: Na kishte lekë borxh

Tre persona mbajnë peng 31-vjeçarin durrsak: Na…

Policia në Durrës ka arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë i ka shpallur në kërkim pasi kanë marrë peng shtetasin me iniciale M. Y., 31 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar sherri ka nisur për shkak të ca lekëve borxh dhe shtetasit D. A., 39, D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç pasi kanë marrë peng të riun i kanë vjedhur dhe telefonin e tij. Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit