
Tre qytetarë të ndryshëm kanë vendosur të dhurojnë biletat e tyre të udhëtimit, të cilat për arsye të ndryshme nuk do të mund t’i përdorin. Në vend që të lihen të pavlefshme apo të përfundojnë në dorën e agjencive, ata kanë zgjedhur që t’ia japin shqiptarëve që mund të kenë realisht nevojë.
Rasti i parë: Një qytetar që kishte prenotuar një biletë për në Greqi më datë 3 maj shprehet:
“Pershendetje. Pash ate postin e biletes dhe un e kam te prej nje bilet me dat 3 per ne greqi dua ta dhuroj dhe un. Sepse mund të mosh shkoj për arsye të punës dhe të mos digjet kot, nëse ka dikush nevojë të më kontaktojë”.
Rasti i dytë: Një tjetër qytetar ofron një biletë me itinerarin Bergamo–Tiranë për datën 2 maj:
“Kam nje bilet dua ta dhuroj. Bergamo-Tirane datat 2 Maj. Nëse ka ndonje te interesuar e ka hallall. Se nuk mundem te udhëtoj. Nuk me dhan lejen. Une jam ne Itali, pse tja lej agjensis kot gjynaf ato e shesin qe i shesin. Me mir ja fal dikujt qe ka nevoj. Nese del ndonje ne nevoj me kontaktoni sepse agjensin e lajmerova qe do bej ndrim emri.”
Rasti i tretë: Një qytetar tjetër ofron një biletë vajtje-ardhje Frankfurt Hahn-Tiranë, për datat 6 dhe 10 maj:
Pershendetje! Kam prer nje bilete dt 6 maj (Frankfurt hahn – Tirane) dhe kthimi 10 Maj ( Tirane- Frankfurt hahn) dhe e kam te pamundur te udhetoj ne kto data. Desha tja dhuroj ndonje emigranti shqiptar qe deshiron te shikoje familjen. Faleminderit.”
Për të gjithë ata që ndodhen në nevojë dhe janë të interesuar për ndonjërën prej këtyre biletave, mund të na kontaktojnë në kanalet tona të komunikimit. Ne do të përkujdesemi që biletat të shkojnë te personat e duhur, në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.