Tre raste pozitive me koronavirus në Përmet

Tre raste pozitive me koronavirus në Përmet

Të infektuarit e radhës me koronavirus në Shqipëri janë një edukatore, një biznesmen dhe një banore e fshatit Kosinë.

Sipas raportimeve në media, biznesmeni është infektuar ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë dhe më pas ka udhëtuar drejt përmetit.

Nga hetimi epidemiologjik i 24 orëve të fundit ka rezultuar se edhe një edukatore kopshti është pozitive, ndërsa kopshti është mbyllur.

Rasti i gruas nga fshati Kosinë i Përmetit, dyshohet se është marrë gjatë kohës kur ajo ka qenë në plazh në Himarë.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre, pasi momentalisht gjendja e tyre paraqitet e mirë, ndërkohë që përgjigja pozitive e të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve.

Në Përmet rezultojnë të prekur nga koronavirusi 4 persona. Rasti i parë u shfaq dy javë më parë, ku pozitiv rezultoi një prej muzikantëve të qytetit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit