Tre shqiptarët më të kërkuar në Britani, akuzohen për vrasje, drogë dhe përdhunim

Tre shqiptarët më të kërkuar në Britani,…

Mediat angleze kanë publikuar fotot e tre shqiptarëve më të kërkuar në Britani.

Ata janë Mateo Cela, Eljasi Cela dhe Klevis Xhelaj.

Të shpallur në kërkim prej vitesh për veprat penale vrasje, trafikim droge dhe përdhunim, forcat policore kërkojnë sa më parë arrestimin e tyre.

Eljaso Cela 28-vjeç dhe vëllai i tij 26-vjeç Meto Çela janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet rreth kësaj vrasjeje vijojnë. Armendi pësoi plagë me thikë në Sheffield më 13 maj 2021, pas një sherri të ndodhur në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

Gjithashtu Oficerët e policisë bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e të kërkuarit Klevis Xhelaj.

28-vjeçari kërkohet për vepra penale, ndjekje dhe ngacmim ngjarje kjo e ndodhur midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Ai përshkruhet, me flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe në gjuhën shqipe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit