Klononin karta krediti dhe vidhnin para në institucione financiare, shpallen në kërkim tre romunët në Tiranë

Klononin karta krediti dhe vidhnin para në…

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi kanë vjedhur para në institucione të ndryshme financiare në Tiranë.

Të akuzuarit me anë të kartave të kreditit të klonuara e të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur para në institucione të ndryshme financiare që operojnë në Tiranë.

Gjatë hetimeve janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore katër vjedhje të kësaj natyre dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.

Ndërkohë vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Zyrën e INTERPOL TIRANA për kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit