Tre skuadra franceze duan Edon Zhegrovën

Tre skuadra franceze duan Edon Zhegrovën

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë e lidhur me futbollin francez.

Ylli kosovar aktualisht është i huazuar te Baseli, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë më gjatë në ekip.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet gjatë verës përkohësisht te Genk. Mediat franceze shkruajnë se 21-vjeçari mund të përfundojë në Ligue 1.

Futbollistin e krahut e pëlqejnë tri klube franceze. Bëhet fjalë për Marseille, Lille dhe Nantes.

Në Angli, mesfushorin ofensiv e pëlqejnë Chelsea dhe Wolverhampton.

Në Itali, për futbollistin e Genkut informata ka kërkuar Lazio, mirëpo deri tani nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për futbollistin prishtinas.

Menaxheri i tij, Marc Van Osselaer, javë më parë thoshte se Franca do të ishte një destinacion ideal për Zhegrovën, pasi aty do të mund të zhvillohej dhe do të fitonte përvojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit