Trë të arrestuarit u tradhëtuan nga telefonat, policia britanike në gjurmë të një tjetër “turisti”

Trë të arrestuarit u tradhëtuan nga telefonat,…

Policia britanike njofton autoritetet shqiptare se gjurmimi dhe kapja e tre prej 6 personave të shpalllur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt, u bë e mundur nga përgjimi i telefonave. Pasi kryen punën në Shqipëri, grupi organzator u kthyen po si turistë drejt Anglisë. Edmond Haxhia dhe dy nga grupi organizator, ranë nën gjurmët e autoriteeve të huaja pasi lanë të hapur komunikimin e tyre nëpërmjet aparatëve celular.

Nga hetimet thuhet se në gjurmë dhe në listën e arrestimeve është dhe një grua, e cila dyshohet se ishte pjesë e grupit informator për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin. Ndërkohë mbetet edhe një anëtar tjetër i grupit si dhe personi që shkrepi armën, portugezi Ruben Saraiva.

Ky i fundit raportohet se është larguar nga Kapshtica drejt shtetit grek. I akuzuari kryesor duket se ka vijuar të sillet si turist dhe si i apasionuar pas motorrave duke u përpjekur të humbas gjurmët. Nga pala greke nuk ka asnjë informacion nëse bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka nisur për gjurmimin e ekzekutorit të Ardian Nikulajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit