Tre të dehur hyjnë në një Fast-Food në Pogradec, pronarët i përzënë me thikën e mishit

Tre të dehur hyjnë në një Fast-Food…

Tre persona të dehur kanë hyrë në një Fast-Food në qytetine Pogradecit për të blerë diçka por porosia e tyre nuk ka shkuar siç duhet. Klientëtve u është kërkuar nga pronarët, dy vëllezër, të dalin nga subjekti duke refuzuar t’u shërbejnë. Ky refuzim nuk është pritur nga tre personat të cilët nisën të kërkonin llogari për mungesën e shërbimit.

Pas këtij momenti mes 5 personave nisi një konflikt verbal, i cili përshkallëzoi edhe në dhunë fizike. Ngjarja ndodhi në afërsi të Agjencisë në qytet liqenor. Njëri prej vëllezërve ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcenuar të dehurit.

Konflikti ka ndodhur në prani të shumë kalimtarëve. Fatmirësisht nga ky konflikt banal nuk ka të lënduar, teksa të 5 personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit