Tre të mitur e një i rritur humbi jetë nga zjarri në komunitetin rom

Tre të mitur e një i rritur…

Një ngjarje e rënë është regjistruar në lagjen e shtetasve romë në Tivar të Malit të Zi, ku 4 pjesëtarë të këtij komuniteti kanë humbur jetën. Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (15 shkurt), në lagjen e romve ka shpërthyer zjarr në disa objekte banimi. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, dhe flakët përfshinë disa objekte.

Sipas mediave (REL) prokuroria Mirjana Tankosiq Vuçiniq, ka treguar se 4 trupa të pajetë u gjetën në vendngjarje. “Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo. Viktimat janë tre të mitur dhe një person i moshës madhore. Këshilli i Romëve në Malin e Zi ka reaguar duke treguar se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është shpërngulja e familjeve rome nga këto lagje.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli. Thirrjet e banorëve iu drejtuan autoriteteve shtetërore për marrjen e masave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e popullsisë rome në Tivar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit