Tre të plagosur nga përplasja e tre automjeteve në aksin Lezhë-Milot, mes tyre një i mitur

Tre të plagosur nga përplasja e tre…

Tre persona, përfshirë edhe një të mitur, kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Përplasja është regjistruar në afërsi të Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit