Tre të rinj shqiptarë dhunohen nga një grup personash në Mal të Zi 

Tre të rinj shqiptarë dhunohen nga një…

Reth orës 14:00, 6 janar, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit, 3 të rinj shqiptar janë dhunuar me grushte e shkelma nga një grup personash në Mal të Zi. Shqiptarët janë ngacmuar pa asnjë shkak nga personat e paidentifikuar. Dhunuesit iu kanë goditur shqiptarëve makinën dhe pas daljes se tyre nga mjeti, ata janë sulmuar fizikisht duke mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Tre të rinj shqiptarë ishin nisur për në Gjermani, teksa të dhunuarit janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

“Bazuar informacionin per nje incident i tre shtetasve shqiptare ne Hercegnovi te Malit te Zi, u mor kontakt me koleget malazez dhe konkretisht me Drejtorin e Policise Herceg Novi Zotin Slobodan Djokic nga i cili morem informacionin si me poshte vijon.

Sot me date 06.01.2023 rreth ores 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afersi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me nje mjet me targa gjermane jane sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnje shkak, duke i goditur fillimisht makinen dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina jane sulmuar fizikisht edhe keta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit. Keta shtetas jane paraqitur ne policine lokale me Hercegnovi per ndihme dhe jane trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku jane konstatuar demtime te kategorizuar RRAHJE. Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar dhe per kete po shkon ne drejtimin tuaj po shkon nje avokat nga Ulqini. Shtetasit e demtuar jane:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci.

Ne bashkepunim me koleget malazeze kemi arritur qe te kontaktojme me shtetasit shqiptare te demtuar duke ju ofruar te gjithe asistencen qe ata kane nevoje. Nga koleget malazeze dhe konkretisht nga Drejtori Djokic jemi informuar se jane ne hetime intensive per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende dhe per kete arsye jane shoqeruar disa persona. Me ardhjen e avokatit do tu vihen per njohje disa foto per personat qe mund te jene autore te mundeshem te kesaj vepre penale te rende”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit