Tre të vdekur brenda javës nga Covid-19, Pëllumb Pipero: Çfarë tregon shtimi i viktimave

Tre të vdekur brenda javës nga Covid-19,…

Mjeku infeksionit, Prof. Pëllumb Pipero tha sot për DW se për pandeminë COVID-19 nuk mund të bëhen parashikime.

“Kemi të bëjmë me një virus të ri, nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për të. Por mund të them se deri tani epidemia në Shqipëri ka ecur me një tendencë të qëndrueshme, ulje rastesh të reja si në aspektin epidemiologjik, pra më pak raste të konfirmuara pozitive, ashtu edhe në atë klinik, më pak raste të shtruara në  spital. Shtimi i viktimave tregon se jemi ende nën efektin e pandemisë. Sëmundja që shkakton COVID-19 është e rëndë sidomos në pacientë të moshuar, me sëmundje kronike bashkë shoqëruese. Ndërkohë, duhet të vë në dukje, se në këtë fazë të dytë të epidemisë nuk kemi asnjë mjek apo infermier të infektuar”, thekson Pipero.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit