Tre tifozë hyjnë në fushë gjatë ndeshjes Belgjikë – Senegal, u bëjnë ‘zbor’ rojeve të sigurisë

Tre tifozë hyjnë në fushë gjatë ndeshjes…

Tre tifozë hynë në fushë të mërkurën gjatë pjesës së parë të ndeshjes Belgjikë–Senegal, e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve, ata pritën deri në pushimin për hidratim, në mënyrë që të mos ndërprisnin lojën në momentin aktiv të ndeshjes. Të tre ishin të veshur normalisht.

Tifozët u neutralizuan dhe u shoqëruan shpejt nga forcat e sigurisë, të cilat ndërhynë menjëherë pas hyrjes së tyre në fushë.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “Lumen Field”, i cili gjatë turneut po përdoret me emrin “Seattle Stadium” për arsye të rregullave të sponsorimit. Ky impiant është shtëpia e ekipit të NFL-së Seattle Seahawks.

Në momentin e ndërprerjes, Senegali kishte kaluar në avantazh 1-0 ndaj Belgjikës dhe po dominonte në zotërimin e topit, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Por në pjesën e dytë Belgjika kaloi në avantazh duke barazuar rezultatin dhe një penallti e akorduar në minutën e 118 vulosi fitoren e Belgjikës e cila kaloi në fazën 1/16.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit