Tre vajza të alkoolizuara dhunojnë 14 vjeçaren, e zhveshin dhe e mbyllin në kafaz qeni

Tre vajza të alkoolizuara dhunojnë 14 vjeçaren,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Açrington. Tre vajza të alkoolizuara kanë sulmuar rëndë një 14 vjeccare. Bëhet me dije se Angel Moore, Harriet Hallam dhe Yvonne Mçrudden, të cilat ishin respektivisht 19, 19 dhe 20 vjeç, kanë torturuar 14-vjeccaren duke  e mbyllur në një kafaz qensh, teksa më pas ja kanë hequr edhe gjysmat e rrobave.

Të 4 vajzat, kanë qenë në një shtëpi në Açrington, ndërsa po argëtoheshin duke konsumuar kokainë deri në momentin kur kanë nisur debatin dhe situata ka agravuar pasi vajzat kanë nisur të sulmojnë 14 vjeçaren duke i grisur rrobat, duke e shtyrë dhe duke i hedhur ujë dhe duke e shkelmuar.

Më pas të tre vazjat tentuan ta fusnin në një kafaz qeni. Qeni i cili ndodhej brenda, filloi ta sulmonte ndërkohë që vazja ja ka dalë të shpëtonte por është rrëzuar nga shkallët teksa po largohej. E reja nuk kishte telefon dhe gjysmat e rrobave u mungonin, ka deklaruar avokatja e saj. Vazja ka shkuar në një shtëpi aty pranë dhe i është lutur të zotit të shtëpisë që të thërriste policinë dhe nënën e saj.

Pas ngjarjes, tre vajzat janë paraqitur në Gjykatën e Preston Croën për të marrë dënimin.

Burimi:Mirror/Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit