Tre vëllezërit Mjeshtri bashkëpunëtorë në vrasje/ I plagosur rëndë babai e biri i tij 14-vjeçar

Tre vëllezërit Mjeshtri bashkëpunëtorë në vrasje/ I…

Janë bërë me dije të tjera detaje nga masakra e ndodhur në Klos mesditën e sotme. Autori kryesor i ngjarjes Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë teksa bashkëpunëtorë në vrasje kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, mes tyre Besnik Mjeshtri.

Bilanci me tre të vdekur, ndër ta autorin, 17-vjeçarin Kenardo Shira dhe babain e tij Ilir Shira ka lënë të tronditur opinionin publik. Mësohet se ndër të plagosurit janë edhe R.H 14 vjeç dhe babai i tij E.H 39 vjeç, në gjendje të rëndë shlndetësore.

Dyshohet se ata ishin kalimtarë të rastit në momentin kur ndodhi masakra.

NJOFTIMI I POLICISË

Klos/Informacion paraprak

Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir).

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit