Tre viktima nga COVID, në 24 orët e fundit

Tre viktima nga COVID, në 24 orët…

Tre pacientë të shtruar në spital me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, njoftoi MSH.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit