Tregtarët ambulant dhunojnë rojën e Kishës së Laçit/ Policia nuk ndërhyn: Nuk kemi efektive femra

Tregtarët ambulant dhunojnë rojën e Kishës së…

Roja i Kishës së Laçit është dhunuar sot nga shitësit ambulant aty pranë, pasi iu ka kërkuar këtyre të fundit të mos bëjnë shitje pranë kishës. Roja ka ndërhyrë për largimin e ambulantëve por është përballur me rezistencën e tyre, duke sjellë përplasje fizike mes tyre.

Sikur shihet nga pamjet ai ka marrë dëmtime të rënda dhe menjëherë nga përgjegjësi i rojeve private Gjon Shkëmbi ka bërë një denoncim në policinë bashkiake, por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje nga ata.

Ata i kanë thënë se nuk mund të ndërhyjnë pasi policia bashkiake nuk ka për momentin asnjë police femër, e vetmja police është me leje lindje.

“Problemi jonë është që aty po na dëmtojnë rojet, me tregtarët e paligjshëm, e kemi njoftuar disa herë policinë, dhe nuk ndërhyn as policia bashkiake dhe as policia e rendit. Nuk na kanë dhënë as përgjigje, asgjë. Kjo punë do të zgjidhet vetëm me vetëgjyqësi, nëse nuk ndërhyn shteti gjendja do të rëndohet edhe më tepër.

Kemi kërkuar largimin e tregtarëve ambulantë, dhe policia asnjëherë nuk na ka ndihmuar, ata nuk kanë kurrfarë licence. Nga drejtoria na përcjellin, thonë duhen police gra, dhe e kemi vetëm një grua police që është me leje lindje. Ky është justifikimi i tyre se nuk kanë police femër dhe nuk mund të na mbështesin”, u shpreh Shkëmbi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit