Tregtarët e Elbasanit protestojnë para Bashkisë, nuk i lejojnë të punojnë

Tregtarët e Elbasanit protestojnë para Bashkisë, nuk…

Një grup tregtarësh të përjashtuar nga tregtimi në Markatën e Elbasanit protestuan para Bashkisë, ku kërkuan që të lejohen të rikthehen në punë. Madje ata janë gati të investojnë vetë për të ndërtuar banakët, pasi më herët kanë treguar në tokë brenda tregut. Por bashkia Elbasan thonë se nuk do të tolerojë tek kushtet e tregtimit.

Rreth 50 tregtarë që më herët kanë treguar brenda ambienteve të tregut të fruta-perimeve në Elbasan, thonë se kanë mbetur të papunë me shfaqjen e pandemisë.

Me rregullat e diktuara nga virusi, ata nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre, pasi nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare.

Por pas tre muajsh në shtrëpi dhe me pagën e luftës të refuzuar, ata u ngritën në protestë para Bashkisë e kërkuan zgjidhje.

Por bashkia është e vendosur. Në treg do të lejohet tregtia vetëm sipas rregullave, duke mos i ofruar asnjë zgjidhje tregtarëve të mbetur pa punë.

Tregtarët, më herët tregtonin në brendësi ta markatës nëpërmjet banakëve të improvizuar nga vetë ata dhe tashmë janë gati ti paguajnë vetë banakët, vetëm të lejohen të tregtojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit