Tregtarët e Kombinatit: Policia na sekuestroi mallin pa lajmërim, na mori bukën e gojës

Tregtarët e Kombinatit: Policia na sekuestroi mallin…

Disa tregtarë në tregun e rrobave të përdodura “Llazi Miho” Kombinat, i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë shqetësuese të regjistruar mëngjesin e sotëm. Forca të shumta të policisë bashkiake dhe të shtetit kanë ndërhyrë pa paralajmërim në këtë treg, duke sekuestruar mallrat e tregtarëve.

Sipas tregtarëve ata janë shfaqur papritur, duke mbërritur me një kamion të task forcës dhe duke marrë të gjithë mallin që ishte vendosur tregtarët për shitje. Tregtarët shprehin shqetësimin e tyre, duke theksuar se nuk janë informuar paraprakisht për ndonjë vendim ligjor apo urdhër për këtë aksion.

Sipas tyre, asnjë vendim për sekuestrimin e mallrave nuk është dhënë dhe veprimi është kryer pa asnjë lloj paralajmërimi apo arsye. Në një kohë kur shumë tregtarë janë duke u përballur me vështirësi ekonomike, ky aksion ka shtuar ndjeshëm hallet për ata që mbajnë familjet dhe janë të varur nga ky burim të ardhurash.

“Përshëndetje JOQ! Sot në mëngjes në tregun e rrobave të përdodura “Llazi Miho” Kombinat erdhën disa forca të policisë bashkiake dhe të shtetit, pa i njoftuar tregtarët që shesin te tregu. Ata erdhën me një kamion të task forcës dhe morën të gjithë mallin që ata shisnin. Nuk kanë asnjë vendim lidhur me këtë. Thjesht na morën mallin, na lanë pa bukën e gojës”, shkruajnë tregtarët e rrobave të përdodura “Llazi Miho” Kombinat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit