Tregtia e kafshëve të egra, jashtë kontrollit në Shqipëri/ 500 euro një ari

Tregtia e kafshëve të egra, jashtë kontrollit…

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve, “Four Paws International” ka shprehur shqetësimin e thellë për tregtinë e kafshëve të egra në Shqipëri, e cila është jashtë kontrollit.

Kjo organizatë ka konstatuar shitjen e kafshëve dhe shpendëve të egër në internet në Shqipëri dhe e ka denoncuar këtë fakt.

500 euro një arush i murrmë, “akita japoneze”, thuhet në njerin nga rastet. – “Tregtia e paligjshme e jetës së egër në Shqipëri është jashtë kontrollit”, – shkruan Four Paws. – Kafshët e egra natyrore të mbrojtura me ligj dhe kafshët ekzotike, si arinjtë, ujqërit, shqiponjat dhe majmunët, u zbuluan për shitje në portalet online “MerrJep”, “Njoftime” dhe “Mirlir”.

Blerësit janë kryesisht individë privatë dhe pronarë të restoranteve që i bëjnë kafshët të luajnë si kënaqësi për turistët.”
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit