Trembëdhjetë persona mposhtin koronavirusin/ Ja si është gjendja në Infektiv

Trembëdhjetë persona mposhtin koronavirusin/ Ja si është…

Vazhdon të rritet numri i personave që mundin koronavirusin dhe shërohen nga sëmundja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se në vend numërohen edhe trembëdhjetë të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërkohë që në total, 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar, ose 771 persona.

“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me katërmbëdhjetë pacientë të shtruar dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive”- bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike.

Deri tani janë mbi një mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit