Trëndafila të bardhë e qirinj/ Studentët e gazetarisë kryejnë homazhe për Sikela Përroin 

Trëndafila të bardhë e qirinj/ Studentët e…

Ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit, studentët e gazetarisë po kryejnë homazhe në nder të Sikela Përroin, 23-vjeçaren që humbi jetën në aksidentin tragjik në Sauk. Trëndafila të bardhë dhe qirinj janë ndezur në dritaren e fakultetit Filologjik në Tiranë, në përkujtim të saj.  

Ndërsa shokët dhe shoqet e saj tregojnë se lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i Sikelës ka qenë i dhimbshëm. Ata tregojnë se nuk mund ta besonin kur panë foton e saj në media. 

Kujtojmë se Përroi humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, në aksidentin te mbikalimi i Saukut. I riu drejtonte mjetin me shpejtësi skëterr dhe kjo bëri që makina të shkatërronte barrierën mbrojtëse dhe të fluturonte nga mbikalimi në rrugën e poshtme. Ku si pasojë mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit