Trinjakët rezultojnë pozitivë me koronavirus pas lindjes, njëri vendoset në ventilator

Trinjakët rezultojnë pozitivë me koronavirus pas lindjes,…

Meksika ka shënuar të infektuarit më të rinj me koronavirus. Bëhet fjalë për trinjakë të porsalindur, të cilët rezultuan pozitivë në ditën kur erdhën në jetë.

Sekretarja e Shëndetit në San Luis Potosi, Monica Rangel  tha se trinjakët lindën më 8 maj, nga një nënë, e cila ishte gjithashtu bartëse e virusit, por asimptomatike.

Kjo nuk është hera e parë që fëmijë të porsalindur rezultojnë pozitiv me koronavirus, por mbetet sërish diçka e rrallë.

Dy prej fëmijëve janë asimptomatikë, ndërsa njëri është vendosur në ventilator.

Zakonisht fëmijët e prekur me Covid-19 kanë më pak simptoma se të rriturit dhe me sa duket, impakti i infeksionit në shëndet rritet me moshën.

Meksika ka deri më tani 191,410 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 23,377 viktima. Në fakt, një numër i tillë, i ulët për popullësinë e Meksikës, mendohet të jetë për shkak të testimeve të pakta që vendi bën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit