Trishtim, ndërron jetë fëmija që u aksidentua në Shëngjin

Trishtim, ndërron jetë fëmija që u aksidentua…

Një lajm i trishtë vjen nga Shëngjini, ku mësohet se sapo ka ndërruar jetë fëmija 6 vjeçar që u aksidentua mëngjesin e sotëm nga një furgon. Ai u dërgua në spitalin e Lezhës, por nuk mundi të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes mbetën pantoflat dhe lodrat me të cilat ishte nisur për në plazh me familjen. Në një moment, ai u largua prej tyre por u përplas nga një furgon në rrugën me shumë trafik.

Policia e Lezhës njoftoi se aksidenti ndodhi sot “rreth orës 8.45 në Shëngjin. Një furgon me drejtues shtetasin Sh.P ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, që për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit