Trishtuese/ Humb jetën 16-vjeçari që u aksidentua para 15 ditësh

Trishtuese/ Humb jetën 16-vjeçari që u aksidentua…

Trishtuese sesi 16-vjeçari që u aksidentua para 15 ditësh në aksidentin e rëndë në rrugën e Patokut në Laç, ka humbur jetën këtë mbrëmje.

Flavio Mankollari, nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa”, nuk arriti t’ju mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë së shoferit të mjetit tjetër.

16-vjeçari shquhej si nxënës ekselent në vitin e dytë.

Shkak i këtij aksidenti fatal mendohet të jetë parakalimi i gabuar nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L.

Mankollari mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit